Miliarderi Elon Musk, po përballet me një reagim të ashpër në medie sociale pasi Kina u ankua se stacioni i saj hapësinor u detyrua të shmangte përplasjet me satelitët të lansuar nga projekti i tij i Shërbimeve të Internetit, Starlink.
Sipas BBC, stacioni hapësinor i Kinës pati dy “takime të afërta” me satelitët Starlink, pretendoi Pekini.
Ankesat e Kinës, të paraqitura në agjencinë hapësinore të OKB-së, nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur.
Starlink është një rrjet satelitor interneti që operohet nga kompania SpaceX e Elon Musk.
Musk është i njohur në Kinë, edhe pse kompania e tij Tesla është nën vëzhgimin në rritje nga rregullatorët. /Telegrafi/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...