Dy raste të variantit të koronavirusit Omicron janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.
Dy individët tani janë duke u izoluar së bashku me familjet e tyre, ndërsa janë kryer teste të mëtejshme.
Kjo lidhje është gjurmuar në Afrikën Jugore. Përveç kësaj, katër vende të tjera po i shtohen “listës së kuqe” të udhëtimit nga ora 4 e mëngjesit të së dielës: Angola, Mozambiku, Malavi dhe Zambia.
Varianti i ri konsiderohet potencialisht më i rrezikshëm sepse ka rreth dy herë më shumë mutacione se Delta, shkruan Sky News.
Omicron, i quajtur gjithashtu B.1.1.529, është zbuluar gjithashtu në Belgjikë, Izrael dhe Hong Kong, dhe ndoshta në Gjermani dhe Republikën Çeke.
Qeveritë në mbarë botën kanë pezulluar fluturimet drejt dhe nga vendet në Afrikën Jugore si rezultat i zbulimit të variantit.
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...