Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në dhjetor të vitit 2017 ia rriti rrogën vetes, duke arsyetuar se “për shkak të integritetit profesional, ai e ka marrë këtë vendim”.
“S’mundem gjithqysh me dal, obligona për një kravatë, një këmishë”, pati thënë ai, transmeton portali arbresh.info
Një veprim të tillë e ka bërë së fundmi edhe presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte.
Ai ka theksuar se është shumë e drejtë që të paguhet më shumë, sepse mban dy gra.
Duke folur në Kampin e Përgjithshëm Adriano Hernandez në Iloilo të enjten, Duterte tha se paga e tij nuk ishte e mjaftueshme dhe se nuk përfshinte një pagesë ushqimore, raporton Philippine Inquirer
“Lodhem shumë dhe e dini sa fitoj? 200 pisa filipine ( 3860 dollarë). Unë kam dy grad he paga ime do të duhet të ishte shumë më e madhe”, tha ai.
Që nga muaji i ardhshëm Duterte pritet të marrë një rrogë të majme, prej 7.715 dollarëve.
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte do të përfundojë mandatin e tij në vitin 2022./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot