Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka nevojë për vlerësim psikiatrik, sipas Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Zeid Ra’ad al-Hussein.
Ai i ka bërë thirrje Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që të marrin qëndrim kundër udhëheqësi kontrovers, transmeton portali arbresh.info
Rekomandimi ka ardhur, pasi Duterte bëri thirrje që një hetues i Kombeve të Bashkuara, një ish deputet filipinas dhe katër ish priftërinj katolikë të shpallen terroristë.
Zeik tha se akuzat shpifëse të Dutertes nuk duhet të kalojnë pa përgjigje.
“Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut duhet të marrë një qëndrim. Këto sulme nuk mund të kalojnë pa përgjigje”, tha Zeid gjatë një konference shtypi të premten, raporton Reuters. Ai duhet të paraqesë veten në një lloj ekzaminimi psikiatrik. Ky lloj i komentit është i papranueshëm, i papranueshëm”.
Grupi është midis më shumë se 600 guerilëve të supozuar komunistë që Duterte dëshiron t’i deklarojë terroristë.
Ata akuzohen për “përdorimin e akteve terroriste” për të mbjellë frikë dhe panik për të rrëzuar qeverinë, sipas një peticioni të paraqitur në një gjykatë në Manila./Arbresh.info/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë