ë një operacion të gjerë ndërkombëtar të quajtur “RapTor”, Europol dhe autoritetet e shumta ligjore kanë arrestuar 270 individë të përfshirë në rrjete kriminale që operonin në “dark web”.
Ky aksion ka çmontuar rrjete që merreshin me trafikimin e drogës, armëve dhe mallrave të falsifikuara.
Operacioni përfshiu shtete të ndryshme, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shumica e arrestimeve u realizuan, si dhe vende të tjera si Zvicra, Gjermani dhe Belgjikë.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar mbi 2 ton drogë, përfshirë 144 kg fentanil, dhe janë konfiskuar mbi 180 armë zjarri.
Po ashtu, janë bllokuar mbi 200 milionë dollarë në para dhe kriptovaluta.
Ky aksion është një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar për të luftuar krimin e organizuar që përdor teknologjinë për të operuar në mënyrë anonime.
270 arrestimet u bënë në vendet; SHBA: 130, Gjermania: 42, Mbretëria e Bashkuar: 37, Franca: 29, Koreja e Jugut: 19,Austria: 4, Holanda: 4, Brazili: 3, Zvicra: 1, Spanja: 1./tar
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...