Presidenti amerikan, Joe Biden, ka reaguar ndaj vendimit të Boris Johnson për dorëheqje, duke thënë se “marrëdhëniet speciale” midis SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar “mbeten të forta dhe të qëndrueshme”.
Në deklaratën e ndarë me CBS Neës, Biden tha se mezi priste të vazhdonte të bashkëpunonte ngushtë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për “një sërë prioritetesh të rëndësishme”, duke përfshirë një “qasje të bashkuar” në mbështetjen e Ukrainës, transmeton portal arbresh.info
Reagimi i Biden vjen pasi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falenderuar Boris Johnson për veprimet e tij vendimtare në Ukrainë.
Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës ndihmë mbrojtëse për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të punojë për t’i dhënë fund bllokadës së grurit./arbresh.info/
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...
“Mbyllet këtu e gjitha”/ ‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brothe...
Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rre...
Chelsea ndalet me barazim nga Leeds United
Presidenti Macron: Sistemi amerikan i drejtësisë “duhet të b...
Policia e Kosovës godet krimin e organizuar ndërkombëtar