Grupet evangjelistë, mbështetësit më të mëdhenj të presidentit amerikan Donald Trump, kanë ulur mbështetjen për kreun e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një ankete nga Pew Research Center, mbështetja e evangjelistëve për Trump-in ka rënë me 6 pikë në krahasim me muajin prill.
Megjithëse 7 nga 10 evangjelistë ende e mbështesin presidentin aktual, 17 për qind janë shprehur se po mendojnë të votojnë për kandidatin demokrat presidencial Joe Biden.
Sipas sondazheve të fundit, Trump mbetet pas rivalit të tij demokrat, Biden.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti, ndërsa kandidati fitues do të ulet në karrigen e Shtëpisë së Bardhë më 20 Janar 2021.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...