Presidenti amerikan, Donald Trump, mund të vizitojë zonën e fortifikuar (DMZ) që ndaj Korenë Jugore dhe atë Veriore.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Trump do të vizitojë Korenë Jugore gjatë muajit të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info
Burimet e medias koreano jugore kanë theksuar se Shtëpia e Bardhë ka dërguar një ekip paraprak të zyrtarëve të nivelit të lartë në fund të shtatorit për të kontrolluar zonën.
Trump pritet të dërgojë një mesazh të rëndësishëm në Korenë Veriore gjatë vizitës së tij në Seul.
Fshati i armëpushimit Panmunjom dhe posti i vëzhgimit janë vendet ku Trump po konsideron të kryejë vizitën, tha burimi.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë detaj mbi këto informacione.
Trump dhe Kim Jong-un kanë vazhduar retorikën e tyre të ashpër, e cila u rrit edhe më shumë pas testimit të raketës së gjashtë balistike.
Presidenti i SHBA-ve konsideron se opsioni ushtarak është mënyra e vetme për të ndalur programet bërthamore të Koresë Veriore./arbresh.info/
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...