Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë një interviste ekskluzive me gazetarin Piers Morgan ka goditur kreun e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden. Ai e ka kritikuar atë se nuk e ka kërcënuar gjithashtu liderin rus Vladimir Putin me një sulm bërthamor.
Trump beson se kreu i Klemlinit është përpjekur të kërcënojë vendet e tjera perëndimore me armë bërthamore dhe nëse ai do të ishte ende në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai do të kishte ndjekur një strategji tërësisht tjetër.
Gazetari e pyet Trump “pra, çfarë do të bënit tani në Ukrainë, nëse do të ishit President?”. Ai përgjigjet duke thënë se SHBA ka më shumë kapacitete bërthamore dhe se Uashingtoni është më i fortë se Moska.
Trump deklaron se do t’ia bënte të qartë Putinit se Rusia do të kishte probleme me SHBA-në nëse ai do të vazhdonte me kërcënimet.
Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë përfundon duke thënë se Putin ka përdorur kërcënimet për sulme bërthamore gjatë luftës në Ukrainë për të frikësuar kombet e tjera, duke bërë që Putin të mendojë se askush nuk do ta sulmojë dot atë./klantv/
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada