Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur për të përkujtuar aktivistin e ndjerë konservator, Charlie Kirk.
Përkujtimi publik për Charlie Kirk u zhvillua në stadiumin “State Farm”, pranë Phoenix, Arizona, në Shtetet e Bashkuara. Aktivisti konservator u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti fushate në një universitet në Utah, teksa ishte duke biseduar me anëtarët e turmës.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e vlerësoi aktivistin konservator Charlie Kirk si një “hero të madh amerikan” dhe “martir” gjatë një fjalimi para të pranishmëve, transmeton Klankosova.tv.
Trumpi ishte folësi kryesor në eventin e mbushur plot, ku zyrtarë të lartë nga administrata e tij, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, vlerësuan trashëgiminë politike të Kirk pasi ai u qëllua për vdekje më 10 shtator.
“Ai u vra sepse jetoi me trimëri, jetoi me guxim dhe argumentoi në mënyrë brilante”, i tha Trump turmës në stadiumin State Farm pranë Phoenix.
Gruaja e Kirk, Erika, mbajti gjithashtu një fjalim plot lot në të cilin tha se e kishte falur të dyshuarin për vrasjen e burrit të saj.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...