Donald Trump duhet të fitojë Çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund krizës me Korenë e Veriut, thotë presidenti i Koresë Jugore.
Moon Jae-in tha se ishte i bindur që një epokë e re e paqes do të vijë në gadishullin korean, pas samitit historik të javës së kaluar mes Seulit dhe Phenianit, ku edhe u dakordua që t’i jepet fund armiqësive dhe të punohet drejt denuklearizimit total, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë më parë se presidenti amerikan “ka meritat më të mëdha për bisedimet ndër-koreane”, të cilat ishin të parat midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut për më shumë se një dekadë.
“Presidenti Trump duhet të fitojë Çmimin Nobel për Paqen. Ajo që na duhet është vetëm paqja “, tha udhëheqësi i Koresë së Jugut në një mbledhje të qeverisë të hënën./Arbresh.info/
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri