Djali i Robert Mugabe, pas refuzimit të dorëheqjes nga posti i presidentit të babait të tij, ka shkruar një mesazh sfidues në mediat sociale.
“Nuk mund të mposhtni një lider revulucionar”, shkroi ne Facebook, Chatunga Bellarmine Mugabe, djali më i madh i Robertit nga gruaja e dytë Grace, transmeton portali arbresh.info
Ai shtoi se partia qeveritare e vendit Zanu-PF “nuk është asgjë pa Presidentin Mugabe”.
Duke përdorur emrin e klanit të babait të tij Gushungo, që do të thotë “krokodil”, ai shtoi: “Gushungo gjithmonë do të mbetet kampion i kampionëve!”
Postimi i djalit erdhi pasi Mugabe, 93 vjeç, ballafaqohet me një presion nga partia e tij për të dhënë dorëheqje./arbresh.info/

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...