Të paktën katër persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën gjatë një të shtëne masive në festën e ditëlindjes së një fëmije në Stockton të Kalifornisë, të shtunën mbrëma.
Incidenti ndodhi në një restorant rreth orës 18:00 me orën lokale, njoftoi Zyra e sherifit të qarkut San Joaquin.
Autoritetet konfirmuan se në mesin e viktimave ka si të rritur ashtu edhe fëmijë, ndërsa gjendja e të plagosurve ende nuk është bërë e ditur. Sipas policisë, një i dyshuar është në arrati dhe të gjitha të dhënat fillestare sugjerojnë se ngjarja mund të ketë qenë e shënjestruar.
Zëdhënësja e zyrës së sherifit, Heather Brent, e përshkroi ngjarjen si “të paimagjinueshme”, duke theksuar se hetimet janë ende në fazat e para dhe informacioni mbetet i kufizuar.
Zëvendëskryetari i bashkisë së Stocktonit, Jason Lee, reagoi me indinjatë në rrjetet sociale: “Jam i shkatërruar dhe i zemëruar kur mësova për të shtënat masive në festën e ditëlindjes së një fëmije. Një festë ditëlindjeje nuk duhet të jetë kurrë një vend ku familjet kanë frikë për jetën e tyre.”/euronews.al
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15