Përderisa Rusia bëhet gati për zgjedhjet presidenciale, Vladimir Putin bëhet gati të marrë mandatin e tij të katër.
Rusët rrallë e kanë parë presidentin e tyre të qajë, ndonëse ka përjetuar shumë tragjedi gjatë 18 viteve të tij në pushtet.
Putin për herë të parë është parë duke qarë në funeralin e Anatoli Sobchak, më 24 shkurt të vitit 2000, transmeton portali arbresh.info
Sobçak ishte një nga njerëzit që, së bashku me Gorbaçovin dhe Jelcinin, ndihmuan në rënien e Bashkimit Sovjetik.

Ai ishte pikërisht burri që i dha pozitën e parë politike Vladimir Putinit, si oficer i KGB-së.
Rivalja e Vladimir Putin në këto zgjedhje është pikërisht vajza e mentorit të Presidentit rus.
Emri i saj është Ksenia Sobchak, ndëryshe ajo njihet edhe si Paris Hiltoni i Rusisë.
Analistët besojnë se kandidimi i saj për zgjedhjet presidenciale është një garanci për fitoren e Putinit./arbresh.info/
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...