Greqia është prekur për të dytën ditë radhazi nga një valë moti tepër i nxehtë.
Përgjatë të gjithë ditës së shtunë, një atmosferë mbytëse ka mbizotëruar në të gjithë vendin dhe sidomos në qendrat e mëdha, si Athina, Selaniku dhe Patra.
Por temperaturat rekord të ditës janë regjistruar në zonën Mires, në Iraklio të Kretës, ku termometri shënoi 45,9 gradë Celsius, si dhe në Larisa me 45.5 gradë Celsius, kurse në kryeqytet në zonën Psiqiko për të dytën ditë temperatura ka prekur nivelin e 43.4 gradë Celsius.
Mijëra qytetarë u janë drejtuar plazheve të vendit, duke shkaktuar dhe trafik të madh në rrugët nacionale, shkruan Top Channel.
Meteorologët flasin për një fenomen që ka më shumë se 10 vite që nuk ka ndodhur, e theksojnë se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së dielë, ndërsa nga e hëna do të fillojnë të bien gradualisht.
Si shkak i motit të nxehtë, një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në ishullin e Mitilinit.
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...