Banka Qendrore e Ukrainës ka njoftuar se një numër i bankave dhe bizneseve të sektorit publik dhe privat kanë qenë cak i sulmeve kibernetike nga “viruse të panjohura”.
”Si rezultat i këtyre sulmeve, disa banka janë përballur me probleme gjatë ofrimit të shërbimeve tek klientët”, është thënë përmes njoftimit, pa u specifikuar emri i ndonjë institucioni.
“Banka Qendrore është e bindur se është ka ngritur masat e mbrojtjes ndaj sulmeve të tilla dhe gjendja do të normalizohet”, është shtuar më tutje në njoftim.
Ukraina e ka fajësuar Rusinë për sulmet e mëhershme kibernetike.
Marrëdhëniet në mes të këtyre dy vendeve janë prishur në vitin 2014, pasi Rusia aneksoi Krimenë dhe mbështet separatisët në lindje të Ukrainës
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos