Nëse takimi mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë Veriore, Kim Jon-un do të ndodhë, atëherë do të bëhet histori.
Asnjë president amerikan në detyrë, kurrë nuk është takuar me ndonjë nga liderët e Koresë Veriore, edhe psa pasur seanca të nivelit të ulët, transmeton portali arbresh.info
Presidentët Jimmy Carter dhe Bill Clinton kanë pritur derisa kanë mbaruar detyrën e tyre për t’u takuar me udhëheqësit e Koresë Veriore.
Carter u takua me Kim II Sung, themelues i Koresë Veriore, në vitin 1994, më shumë se një dekadë pasi ishte larguar nga detyra.

Kim Il Sung, i cili vdiq javë pas takimit me Carter, është gjyshi i udhëheqësit aktual Kim Jong Un.
Clinton u ftua që të takohej me Kim Jong II, djalin e Kim II Sung, por ai e refuzoi ftesën.
Në vend të tij, Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeline Albright shkoi në Korenë Veriore.

Nëntë vite më vonë, kur Clinton ishte jashtë detyre, u takua me Kim Jong II si pjesë e një përpjekje për lirimin e dy gazetareve amerikane, Laura Ling dhe Euna Lee.

Ish zëvendëspresidenti Al Gore u takua me Ling dhe Lee kur u kthyen në Shtetet e Bashkuara.

Kjo nuk ishte hera e fundit që një ish-president u takua me zyrtarët e Koresë Veriore për të negociuar rreth lirimit të amerikanëve. Në vitin 2010, Carter u kthye në Korenë Veriore në emër të Aijalon Gomes, një banor i Massachusetts, i cili u dënua me tetë vjet punë të rëndë, pasi kishte hyrë ilegalisht në vend.

Carter u kthye në të ashtuquajturën mbretëri të vetmisë në vitin 2011, këtë herë së bashku me udhëheqësit e tjerë botërorë, si pjesë e bisedimeve për mungesën e ushqimit në vend.

Në vitet e fundit, ish basketbollisti amerikan Dennis Rodman ka takuar liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un./arbresh.info/

Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën