“Ka diçka që nuk shkon”. Sipas Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive të spitalit San Martino në Xhenova, ose numrat e autoriteteve italiane mbi të prekurit dhe vdekjet nga koronavirusi janë mbivlerësuar, ose dikush në Evropë është duke gënjyer. Dhe ky “dikush” duhet të jetë qeveria e Parisit ose e Berlinit.
“Kam turp për ata që po japin të dhënat dhe që Italia po del më e keqja në Evropë. Si është e mundur? Nëse shikoj vendet e tjera si Franca dhe Gjermania ka diçka të gabuar me numrin e vdekjeve.
Ka diçka që nuk më korrespondon. Ose të dhënat tona janë mbivlerësuar, d.m.th., ne kemi futur në llogaritjen e vdekjeve të koronavirusit edhe ata që nuk kanë vdekur nga kjo ose Franca dhe Gjermania nuk tregojnë të vërtetën” – thotë ai.
Në Francë ka 285 raste të infektuar dhe 4 vdekje të regjistruara. Eksperti thotë se ishte e nxituar dhe e ekzagjeruar nga qeveria italiane mbyllja e shkollave./lapsi/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...