
<> on January 4, 2019 in Washington, DC.
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA dështoi të martën të anulojë veton e parë të presidentit amerikan, Donald Trump, duke lënë në fuqi emergjencën kombëtare të shpallur muajin e kaluar.
Presidenti, Donald Trump, e shpalli emergjencën kombëtare në mënyrë që të sigurojë fondet për ndërtimin e murit me Meksikën, pasi Kongresi nuk pranoi të ndajë fonde të mjaftueshme për ndërtimin e tij.
Demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, nuk morën mjaft përkrahje nga republikanët për të arritur shumicën e dy të tretave të votave të nevojshme për të anuluar vendimin.
Shpallja e emergjencës do t’i lejojë Trumpit të ndajë 3.6 miliardë dollarë shtesë nga projektet e ndërtimit ushtarak për ngritjen e barrierave përgjatë kufirit me Meksikën, shkruan REL.
Ndërtimi i murit ishte një nga premtimet më të përsëritura të fushatës së Trumpit, ndonëse ai pati thënë se muri do të paguhej nga Meksika dhe jo nga taksapaguesit amerikanë.
Kongresi, më parë pati miratuar më pak se 1.4 miliard dollarë për ndërtimin e murit.
Ndërkohë, beteja mbi gjendjen e emergjencës të shpallur nga presidenti Trump, është përqendruar tani në gjykata.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...