Militantët në veri-lindje të Malit kanë vrarë 49 ushtarë në një sulm ndaj zonës ushtarake, kanë njoftuar përmes rrjetit social Facebook.
Ky është sulmi më vdekjeprurës i dekafës. Ushtria e ka quajtur këtë sulm terrorist.
Mali është përballur me dhunë që nga viti 2012 kur militantët islamikë pshtuan veriun e vendit. Me ndihmën e Francës, Mali ka arritur të rikthejë territorin, por pasiguria vazhdon.
Më herët, sipas një njoftimi të qeverisëishte raportuar se 54 ushtarë kanë humbur jetën.
Në shtator, 38 ushtarë kishin humbur jetën në dy kampe ushtarake afër kufirit me Burskina Faso shkruan REL.
Mali bashkë me 4 vende të tjera që rrezikohen nga sulmet kanë fajësuar “grupin Ansarul Islam” për sulmin e shtatorit. Ansarul Islam do të thotë “Mbrojtësit e Islamit” dhe është krijuar më 2016 nga ligjëruesi radikal Ibrahim Malam Dicko.
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...