Një ortek bore ra në një autostradë malore në provincën Van të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e së paku 28 personave.
Në autostradë ndodheshin rreth 300 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit, që po merreshin me pasojat e një orteku tjetër që ra mbrëmjen e së martës dhe la së paku pesë njerëz të vrarë.
Ministria e Brendshme e Turqisë tha se së paku 30 punonjës të emergjencës ose kanë ikur, ose janë shpëtuar dhe se tashmë janë shtruar në spital.

Autoritetet nuk kanë ende informacione se sa persona mbeten të bllokuar nën borë.
Sipas gazetës turke Hurriyet, guvernatori i provincës Van, Mehmet Emin Bilmez, tha se policë, roje të sigurisë, zjarrfikës dhe civilë janë në mesin e viktimave.
Kërkimet dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar, por raportohet se ato po pengohen nga mjegulla, bora dhe era e fortë.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media