Të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 70 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka rënë në një spital në Korenë e Jugut.
Zjarrit mendohet të ketë nisur në dhomën e emergjencës në spitalin Sejong në juglindje të qytetit Miryang, transmeton portali arbresh.info

Rreth 200 pacientë ishin brenda ndërtesës dhe një shtëpie pleqsh në atë kohë.
Kjo është zjarri më i rrezikshëm i Koresë së Jugut në pothuajse një dekadë dhe numri i viktimave pritet të rritet me disa të lënduar në gjendje kritike.
Zjarrfikësit i thanë agjencisë së lajmeve Yonhap se viktimat duket se kanë vdekur nga thithja e tymit. Personeli mjekësor i spitalit, duke përfshirë një mjek dhe një infermiere, janë ndër viktimat./Arbresh.info/

Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...