59 persona raportohet se kanë vdekur nga goditjet e rrufesë dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhitë e forta në Indi dhe Bangladesh.
Miliona njerëz kanë mbetur të bllokuar ndërsa punonjësit e urgjencës kanë luftuar për të arritur tek të prekurit.
Sinoptikanët paralajmërojnë se përmbytjet pritet të përkeqësohen gjatë ditëve në vijim, shkruan BBC, transmeton arbresh.info
Zyrtarët e qeverisë së Bangladeshit i kanë përshkruar përmbytjet e fundit si më të rëndat në vend që nga viti 2004.
Shirat e pandërprerë gjatë javës së fundit kanë përmbytur sipërfaqe të gjera të rajonit verilindor të vendit, të përkeqësuar nga reshjet nëpër malet në Indinë fqinje.
Shkollat janë shndërruar në strehimore të improvizuara dhe trupat janë vendosur për të evakuuar familjet e shkëputura nga komunitetet fqinje si rezultat i rritjes së ujërave. /arbresh.info/
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...