Dhjetëra protestues u arrestuan nga policia në Stamboll të Turqisë, gjatë protestës kundër rritjes së inflacionit, që u mbajt më 1 maj.
Televizionet lokale në Turqi shfaqën pamje të policëve duke u përleshur me protestuesit në sheshin Taksim dhe duke i prangosur disa prej tyre.
Agjencia e lajmeve Demiroren raportoi se 30 persona po ashtu janë arrestuar në qarkun Beshiktash të Stambollit dhe 22 të tjerë në qarkul Sisli.
Zyra e guvernatorit të Stambollit tha se në total 164 persona janë arrestuar për “protesta të paligjshme”.
Për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe rritjes globale të çmimeve, niveli i inflacionit vjetor në Turqi në prill ishte 68 për qind, raportoi Reuters, nga 61 për qind sa ishte në mars.
Kreu i Konfederatës të Punëtorëve në Turqi, Ergun Atalay, u tha protestuesve në sheshin Taksim, se paga minimale duhet të ndryshojë, në mënyrë që të përkojë edhe me rritjen e çmimeve.
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vje...
Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në A...
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për t...
IPK heton pesë policë për përvetësim të cigareve të sekuestr...
Rikthimi i madh i Sportingut – portugezët përmbysin Bo...
Ish-Kryediplomati i Shqipërisë-BE’së: Tani nxirreni nga sirt...