Të paktën 45 myslimanë indianë kanë gjetur vdekjen pasi një autobus që i transportonte ata midis vendeve të pelegrinazhit në Arabinë Saudite ka pësuar aksident.
Autobusi u përplas me një cisternë nafte në një autostradë ndërsa udhëtonte nga qyteti i shenjtë i Mekës në Medinë të hënën, sipas raportimeve të mediave indiane, shkruan Al Jazeera.
“Aksidenti tragjik me autobus që përfshinte pelegrinët indianë në Arabinë Saudite është thellësisht shqetësues”, u tha gazetarëve VC Sajjanar, komisioner i policisë për qytetin e Hyderabadit, nga ku raportohet se vinin shumë nga qytetarët indianë.
“Sipas informacioneve paraprake, 46 persona po udhëtonin në autobus në kohën e incidentit dhe, për fat të keq, vetëm një person mbijetoi”.
Shumica e viktimave ishin nga dy familje, shtoi ai.
Diplomatët dhe politikanët shprehën ngushëllimet e tyre për incidentin “tragjik”.
Kryeministri Narendra Modi shkroi në mediat sociale se ishte “thellësisht i trishtuar”, se “mendimet e tij janë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre”. /Telegrafi/
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...