Dhjetëra hebrenj radikalë, në shoqërim të policisë, kanë hyrë sot në xhaminë Al-Aksa në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Drejtoria e Vakëfeve Islame të Kudist është vërtetuar se 96 fanatikë hebrenj, në shoqërim të forcave policore, kanë hyrë në Al-Aksa.
Në ditën e parë të Kurban Bajramit, policia izraelite u lejoi hebrenjve radikalë që të hyjnë në kompleksin, ndërsa të hënën, të martën dhe të mërkurën nuk iu lejua hyrja.
Palestinezët tentuan të parandalojnë hyrjen e hebrenjve në Al-Aksa për shkak të cilës intervenoi policia. Dhjetëra palestinezë u lënduan.
Hebrenjtë radikalë në shoqërim të policisë kohë pas kohe në orët e mëngjesit dhe të pasdites hynë në oborrin në Al-Aksa, gjë që sjell tensione mes palestinezëve dhe forcave të sigurisë së Izraelit.
Kompleksi Al-Aksa shtrihet në 15 për qind sipërfaqe të bërthamës së vjetër të Kudsit, e cila është nën pushtimin izraelit, ndërsa paraqet pikën e bashkimit të tre feve më të mëdha në botë.
Pas Mesxhidi-l Haremit në Mekë dhe Xhamisë së të Dërguarit në Medine, Al-Aksa është vendi i tretë për nga rëndësia për myslimanët.
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore