Testi i fundit të fluturimit të anijes hapësinore të kompanisë SpaceX ka përfunduar me një përplasje që ka shkaktuar ndotje të madhe.
Anije e tipit SN11 u lëshua 10 km në ajër në strukturën e testimit SpaceX në Boca Chica, Texas gjatë ditës së sotme. I gjithë ambienti u mbush me tym ndërsa anija kozmike bëri zhurmë të madhe.
Dy minuta pas fluturimit, u dogj një nga motorët dhe anija u mbajt vetëm në dy të tjerët. Por rreth një minutë e gjysmë më vonë, u fik edhe një motor tjetër dhe anija mbeti në ajër vetëm me një prej motorëve raptor.
Pasi arriti në pikën e saj më të lartë, anija kozmike rreth 50 metra e gjatë u rrotullua 90 gradë dhe u rrëzua në tokë. Pasi ra në tokë, anija që kushton miliona dollarë nuk i ndezi motorët për një kohë të gjatë, raporton “Metro“.
Rrëzimi nuk u kap në kamera, por duket qartë ambienti i mbuluar nga tymi i shkaktuar nga rrëzimi i anijes kozmike.
Starship SN11 came down hard. Debris came flying past the @NASASpaceflight camera near the pad and even appeared to knock it a bit. pic.twitter.com/Wo9T4Im5ug
— Michael Baylor (@nextspaceflight) March 30, 2021
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...