Gjermania, e cila ishte një shtyllë e stabilitetit në epokën e Angela Merkel, po hyn në një fazë shumë më të paparashikueshme ku do të përballet me negociata të vështira për formimin e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat, sipas të dhënave zyrtare paraprake, Social Demokratët fituan me një avantazh të vogël.
Që në mëngjes, krerët e partive të ndryshme që mund të hyjnë në koalicionin e ardhshëm, janë duke zhvilluar takime në Berlin dhe pritet që të japin sugjerime për aleancat e mundshme, transmeton portal arbresh.info
Sipas rezultateve paraprake të publikuara këtë mëngjes, të cilat konfirmuan parashikimet e publikuara mbrëmë, Partia Socialdemokrate (SPD) e qendrës së djathtë dhe udhëheqësi i tyre Olaf Scholz fituan 25.7 përqind të votave, pak përpara sindikatës konservatore CDU-CSU Armin Laseta me një nivel të ulët historik prej 24, 1 përqind.
Konservatorët asnjëherë nuk kanë patur më pas se 30 përqind të votave dhe kjo sipas mediave gjermane është duke u konsideruar si një goditje e rëndë për partinë e Angela Merkel, pikërisht në momentin kur ajo po tërhiqet nga politika.
Gazeta e njohur gjermane Spiegel, si kryetitull sot për zgjedhjet në Gjermani shkruan “Po fillon loja e pokerit”, ndërsa thekson se pyetjet thelbësore për formimin e qeverisë mbeten të hapura, të tilla si kush do të jetë kancelar dhe cili koalicion do të qeverisë vendin në të ardhmen. Për socialdemokratët, gjërat janë të qarta./arbresh.info/
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...