Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po viziton sot kryeqytetin e Ukrainës – Kievin, ku është takuar me presidentin Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denis Shmihalo.
Zelensky gjatë takimit shfrytëzoi rastin që ta dekorojë të parën e KE-së me medaljen Yaroslav Mudrog, për kontributin e dhënë për parandalimin e luftës në Ukrainë.
“Është nderë i madh. Pranoj këtë medalje në emër të gjithë qytetarëve të BE-së si simbol i marrëdhënieve tona të fuqishme”, ka shkruar në profilin e saj von der Leyen.
Dear Volodymyr @ZelenskyyUA, thank you so much for the award of the First Class of the Order of Yaroslav the Wise.
This is a great honour.
I accept it in the name of all EU citizens.
And as a symbol of our strong bond. pic.twitter.com/6W8JPLTao3
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 15, 2022
Kujtojmë që Ukraina po tenton të futet në Bashkimin Evropian që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend, kurse muaj më parë edhe zyrtarisht mori statusin e vendit kandidat. /arbresh.info/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan