Parlamenti i Kanadasë ka dënuar njëzëri veprimet e Rusisë në Ukrainë si “gjenocid”.
Deputetët ranë dakord se kishin “prova të qarta dhe të bollshme të krimeve sistemike dhe masive të luftës kundër njerëzimit” nga trupat ruse, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Vrasjet e civilëve në Ukrainë janë konsideruar “gjenocid” edhe nga Presidenti i Polonisë dhe ai i SHBA-ve.
Liderët tjerë nuk e kanë përmendur termin “gjenocid” kur kanë folur për luftën në Ukrainë, ndërsa Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka theksuar se “nuk duhet përdorur terma që nxisin konfliktin”.
E drejta ndërkombëtare e përkufizon gjenocidin si “veprim të qëllimshëm për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”.
Vitin e kaluara, deputët kanadezë, kanë dënuar edhe trajtimin e Kinës ndaj popullit ujgur, të cilat veprime i kanë cilësuar si “gjenocid”./arbresh.info/
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor