Kryetarja e Hong Kongut, Carrie Lam, është detyruar ta ndërpresë fjalimin e saj vjetor në kuvend pasi shumë deputetë filluan të protestojnë me pankarta dhe brohoritje kundër saj.
Pas pengesës së parë, kryetarja provoi ta vazhdonte fjalimin, por u pengua përsëri dhe ajo hoqi dorë nga mbajtja e tij në kuvend. Në vend të kësaj, ajo e lexoi fjalimin para kamerës dhe e publikoi videon e tij në medie.
Në pankartat e deputetëve të opozitës shkruhej “Pesë kërkesa, asnjë më pak”. Që nga fillimi i protestave para disa muajve, protestuesit i kanë shtuar kërkesat pas kërkesës fillestare për largimin e projektligjit për ekstradimin e qytetarëve në Kinë. Në mesin e kërkesave të reja është edhe mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme.
Deputetja e opozitës, Tanya Chan, tha se kryetarja ka faj për trazirat në Hong Kong. “Të dy duart e saj janë të qullura me gjak. Shpresojmë që ajo të japë dorëheqje. Ajo nuk ka aftësi për të qeverisur dhe nuk është personi i duhur për këtë pozitë”, tha ajo.
Kjo ishte hera e parë në historinë e Hong Kongut që kryetarja nuk mundi ta mbante fjalimin në kuvend. Deputetët e pozitës e dënuan veprimin e kolegëve nga opozita, duke thënë se ky fjalim ishte i rëndësishëm për të ardhmen ekonomike të vendit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...