Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë.
Osmani ka kërkuar që Irani të mbahet përgjegjës për këto sulme.
“E dënojmë fuqishëm sulmin kibenetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne i qëndrojmë pranë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe bëjmë thirrje që Irani të mbahet përgjegjës për këtë veprim të paprecedentë”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Shqipëria i ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin, pasi e akuzon Teheranin që qëndron mbrapa këtyre sulmeve./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...