Një prift budist, i dënuar për mbi 25 akuza për abuzim seksual, është dënuar me shtatë vjet dhe nëntë muaj burg në Gjermani.
Viktimat e tij për mbi 15 vjet ishin shtatë djem, të moshës katër deri në 13 vjeç, transmeton portali arbresh.info
62-vjeçari, i identifikuar si Hans D. u dënua në gjykatën shtetërore të Augsburgut, njoftoi agjencia e lajmeve dpa.
Murgu iu gjetën fotografi pornografike me viktimat e tij dhe zotëronte edhe pornografi të tjera të fëmijëve.
Ai i ka pranuar krimet që nga viti 2001. Krimet që kishte kryer murgu budist u zbulua në vitin 2016, pasi një grua raportoi në Departamentin e Hetimeve Kriminale.
Ajo pretendonte i ishte ofruar murgut, sepse po kërkonte ndihmë pasi burri i kishte vdekur dhe murgu i ofroi ndihmën e tij, por më pas ai kishte filluar të abuzonte me dy djemtë e saj./Arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...