Në Turqi ka përfunduar gjyqi ndaj Ahmet Bozkurtit, pronarit të hotelit që u shemb në vitin 2023 kur vendi u godit nga një tërmet shkatërrues.
Bozkurt u dënua me 18 vjet e pesë muaj burg dhe të njëjtin dënim mori edhe arkitekti i godinës Erdem Yilmaz. Djali i Bozkurtit, Mehmeti u dënua me 17 vjet e katër muaj prapa hekurave.
Tre burra u dënuan për “shkaktim të vdekjes ose plagosjes së më shumë se një personi nga pakujdesia me dashje”. Në hotel ndodheshin 72 persona dhe të gjithë vdiqën në vend, shkruan bbc.
Hoteli Isias funksionon që nga viti 2001, por sipas analizave shkencore, zhavorri dhe rëra nga lumi lokal u përzien me materiale të tjera ndërtimi për të formuar shtyllat që mbështesin ndërtesën.
Ishte një nga hotelet më të famshëm në Adiyaman, por u shemb në pak çaste.
Më shumë se 50 mijë njerëz kanë vdekur në një seri tërmetesh shkatërruese që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë. Rreth 160 mijë ndërtesa u shembën dhe 1.5 milion njerëz humbën shtëpitë e tyre./abcnews.al
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...