Partia demokratike e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden ka fituar kontrollin e Senatit dhe të Kongresit në përgjithësi pas fitores në shtetin e Georgias.
Raphael Warnock dhe Jon Ossoff mundën republikanët në detyrë, Kelly Loeffler dhe David Perdue.

Demokratët do të kontrollojnë Senatin, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga viti 2009, raporton bbc.
Rreth katër milion georgianë dolën të votojnë në balotazhin. Rezultati është një goditje për presidentin republikan në largim, Donald Trump, transmeton Telegrafi.

Zgjedhjet u përsëritën sepse asnjë nga kandidatët në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit nuk arriti 50 për qind të nevojshëm për fitore sipas rregullave të shtetit.
Warnock, një pastor Baptist, bëhet senatori i parë zezak për Georginë – një shtet skllav në Luftën Civile të SHBA – dhe vetëm anëtari i 11-të i zi i Senatit në historinë e SHBA-së.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...