Fakti që rastet e para me Covid-19 u evidentuan në Kinë, nuk do të thotë se sëmundja e pati origjinën atje. Kështu u shpreh eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan, sipas të cilit nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për të kuptuar plotësisht lidhjet mes rasteve.
Deklarata erdhi pak pasi një ekip i OBSH që udhëtoi drejt Kinës, mbylli misionin për identifikimin e origjinës së Covid-19. “Nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për shqyrtimin e rasteve të para në Wuhan dhe për të kuptuar plotësisht lidhjen mes rasteve të para, e për të përcaktuar se në cilën pikë, në Wuhan apo diku tjetër virusi e kaloi barrierën kafshë-njeri”, tha ai.
Më herët, kreu i OBSH, Tdros Adhanom Gebrejsus, paralajmëroi se pavarësisht shpresave për një vaksinë kundër koronavirusit, mund të mos ketë kurrë një zgjidhje perfekte dhe se rruga drejt normalitetit mund të jetë e gjatë. Organizata përsëriti thirrjen për zbatimin rigoroz ta masave të tilla si mbajtja e maskës, distancimi social e larja e duarve. Gebrejesus i bëri thirrje nënave më fëmijë të vazhdojnë të ushqejnë me gji edhe nëse janë të infektuara me Covid-19. Sipas vlerësimeve të OBSH niveli i vdekshmërisë nga koronavirusi në rang botëror është aktualisht, 0,6%./A2CNN
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos