Kremlini ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Britanisë, Kier Starmer se do të dërgonte trupa ushtarak britanik në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se propozimi i Starmer është i papranueshëm pasi do të përfshinte forca nga një vend anëtar i NATO-s dhe për këtë arsye do të kishte implikime për sigurinë e Rusisë.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha këtë javë se Moska e konsideron idenë e vendosjes së trupave nga një vend anëtar i NATO-s, edhe nëse ato veprojnë nën një flamur tjetër, një “kërcënim”.
Peskov tha gjithashtu se ushtria ruse po monitoron situatën në të gjitha frontet, kur u pyet për raportet e pakonfirmuara të mediave se Ukraina mund të jetë gati të sulmojë rajonin rus Bryansk./tch/
Prokuroria jep detaje për tragjedinë me katër viktima në Shk...
Maqedonci mirëpret raportin e SHBA-së që konfirmon mbështetj...
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Ministrat e Jashtëm të NATO-s përfundojnë samitin dy ditor n...
Sot zgjedhjet për kryetar të PD-së, Sali Berisha në garë i v...
Pensionohet Podolski, kampioni i botës