Në orët e fundit janë raportuar eksplodime afër disa spitaleve në Gaza.
Ende mbetet e paqartë nëse ka viktima nga këto eksplodime të supozuara.
Spitalet që raportohet të jenë prekur janë Al-Shifa, kompleksi më i madh mjekësor në Gaza, si dhe Al-Qudsi e Spitali Indonezian, sipas Reutersit që citon mediat palestineze.
Në kanalin e vet në Telegram, Hamasi e ka publikuar një video ku pohon që ka pasur një sulm ajror afër Al-Qudsit.
Po ashtu ata kanë publikuar fotografi të një ndërtese të shkatërruar duke pohuar që ishte prapa Spitalit të Kuvajtit.
BBC-ja ka pyetur Forcat e Mbrojtjes së Izraelit për ta konfirmuar nëse kanë lansuar sulme ajrore në ato zona, dhe ata u kanë thënë që po e kontrollojnë nëse diçka e tillë ka ngjarë.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...