Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se një shtetas amerikan ka vdekur në Ukrainë.
Tutje thuhet se zyrtarët janë në kontakt me familjen e viktimës dhe po ofrojnë ndihmë konsullore, shkruan Aljazeera.
“Ne gjithashtu përsërisim edhe një herë se qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë për shkak të konfliktit aktiv të armatosur dhe përjashtimit të qytetarëve amerikanë në Ukrainë nga zyrtarët e sigurisë së qeverisë ruse, dhe se qytetarët amerikanë në Ukrainë duhet të largohen menjëherë nëse është e sigurt për ta bërë këtë, duke përdorur çdo mundësi transporti tokësor komercial ose të disponueshëm privatisht”, tha një zëdhënës.
Po ashtu pas disa muajsh paralajmërimesh për amerikanët që të largohen nga Ukraina, Shtëpia e Bardhë ditë më parë tha se ShBA nuk do të “lehtësojë lëvizjen e qytetarëve amerikanë” brenda vendit, pasi Departamenti i Shtetit rinovon paralajmërimet dhe thotë se sulmet e shtuara ruse mund të ndodhin së shpejti./kk/
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri