Danimarka do të vazhdoj me masat e saj ekzistuese kundër koronavirusit edhe per tre javë në vazhdim, me qëllim të parandalimit të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë kryeministri të enjten.
Vendi skandinav është duke përjetuar një rënie të numrit të të infektuarve dhe pacientëve të shtrirë në spital, pas një rritje drastike në dhjetor të vitit 2020, transmeton arbresh.info
Sidoqoftë, numri i personave të infektuar me variantin e ri të koronavirusit i njohur si B.1.1.7 është përhapur nga Britania e Madhe rreth Evropës.
“Mutacioni i ri është duke u përhapur edhe me masat antiCovid-19 qe janë në fuqi momentalisht,” ka thënë kryeministri Mette Frederiksen.
Masat aktuale kundër koronavirusit në Danimarkë, do të qëndrojnë në fuqi deri më 28 shkurt, ku përfshihen edhe numri maksimal 5, të personave të mbledhur në tubime publike, mbyllja e lokaleve, restoranteve, shkollave dhe dyqaneve.
Dyqanet ushqimore dhe farmacitë mbetën të hapura. Qeveria ka këshilluar të gjithë qytetarët kundër udhëtimeve jashtë vendit, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...
Nagavci sërish fton opozitën për pjesëmarrje në seancën për ...
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...