Ukraina ka filluar të pranojë raketa anti-anije Harpoon nga Danimarka dhe raketa vetëlëvizëse nga SHBA-ja, ka deklaruar ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.
“Mbrojtja bregdetare e vendit tonë nuk do të forcohet vetëm nga raketat Harpoon, por ato do të përdoren nga ekipe të trajnuara ukrainase”, shkroi Reznikov në faqen e tij në Facebook.
Reznikov tha se furnizimet me raketa Harpoon ishin rezultat i bashkëpunimit midis disa vendeve, transmeton Telegrafi.
Ukraina ka kërkuar armë më të sofistikuara, por deri më tani pjesa më e madhe e ndihmës ka qenë me sistemet me rreze të shkurtër, si armët antitank.
ShBA-ja po shqyrton një kërkesë nga Ukraina për të furnizuar Kievin me armë më të rënda me rreze më të gjatë, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...