Ministrja për Barazi e Danimarkës, Trine Bramsen bëri thirrje që aplikacioni i komunikimit me origjinë ruse, Telegram, të ndalohet në vendin e saj, me arsyetimin se ndahen përmbajtje “ngacmuese” ndaj grave me origjinë nga Lindja e Mesme.
Në deklaratën e saj për gazetën “Berlingske”, Bramsen theksoi disa probleme të hasura në Telegram. Ajo tha se në aplikacion shpesh përfshihen përmbajtje “ngacmuese” ndaj grave me origjinë nga Lindja e Mesme dhe shtoi se për këtë arsye Telegrami duhet të bllokohet në vend.
“Fatkeqësisht, ne kemi parë disa shembuj skandalozë në Telegram që janë veçanërisht degraduese për gratë e reja etnike dhe mund të rezultojnë që familjet e tyre t’i përjashtojnë ato ose më keq”, theksoi Bramsen.
“Nuk mendoj se mund ta shohim ndryshe kur platformat përdoren për krime dhe rrezikojnë jetën e të rinjve. Është e mundur të vendosen disa filtra kundër llojeve të tjera të përmbajtjes ilegale. Në fund të fundit kjo do të jetë çështje e gjykatave, por ne duhet të sigurojmë që ligjet e duhura të jenë në fuqi përmes legjislacionit”, tha Bramsen.
Telegram, themeluesit e të cilit janë biznesmenët rusë, vëllezërit Nikolai dhe Pavel Durov, u prezantua si alternativë për WhatsApp dhe funksionon që nga viti 2013.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë