Ministria e Transportit të Danimarkës ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve të pasagjerëve nga Emiratet e Bashkuar Arabe.
Ministria daneze theksoi se ”vendimi buron nga dyshimet se testet e koronavirusit të ri (COVID-19) të marra nga pasagjerët para se të lëshojnë Dubain nuk janë të besueshme”.
Ministri i Transportit, Benny Engelbrecht tha se ”udhëtarët që vijnë nga Dubai janë diagnostikuar me llojin e ri të koronavirusit dhe vendi do të hetojë saktësinë e rezultateve të kryera në Emiratet e Bashkuara Arabe”.
Vendimi efektiv që nga 9 janari kërkon nga pasagjerët që udhëtojnë në Danimarkë të posedojnë test negativ ndaj virusit jo më të vjetër se 24 orë.
Të mërkurën, qeveria daneze vendosi zgjatjen e bllokimit të koronavirusit deri më 7 shkurt për shkak të shqetësimeve mbi llojin e ri të koronavirusit./ATSh/
Vuçiç: Serbia gati të financojë autostradën deri në Mitrovic...
Polonia ngre alarmin: NATO po shpërbëhet
Kurti, për masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk harrohe...
Osmani në vizitë në Ferizaj: Mirënjohëse për bujarinë dhe mi...
Kaula Haziri e artë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut në...
MC Kresha mysafir në emisionin e Rozana Radit, heshtje, dist...