Një grua e akuzuar për vrasjen e Kim Jong-nam, gjysmë vëllaut të liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka deklaruar se ajo ishte paguar që të merrte pjesë në një seri televizive humoristike para vdekjes së tij.
Siti Aisyah, 26 vjeç, ka shtuar se asaj i ishte thënë që të zvarritet pas njerëzve në aeroporte dhe të fshijë makiazhin nga fytyra e tyre, transmeton portali arbresh.info
Kim Jong-nam vdiq shkurtin e kaluar në aeroportin e Kuala Lampur pasi ishte helmuar nga një substancë në fytyrën e tij.

Aisyah dhe e pandehura tjetër, Doan Thi Huong, nuk e kanë pranuar fajësinë dhe kanë theksuar se janë mashtruar.
Avokatët mbrojtës thonë se palë ishin paguar për të marrë pjesë në shfaqje humoristike, të cilat do të kryeshin në aeroporte, hotele dhe qendra tregtare.
Pheniani ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e Kim Jong-nam, por besohet se katër burra koreano veriore që kishin udhëtuar drejt Malajzisë në ditën e vrasjes, janë akuzuar në lidhje me këtë rast./arbresh.info/
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë