Lojtarët, trajnerët e Real Madridit dhe disa drejtorë të klubit janë dakorduar për të ulur pagat e tyre pas ndikimit negativ financiar të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Klubet sportive në të gjithë botën po përballen me pasojat nga përhapja e pandemisë pasi ligat e futbollit dhe garat kryesore janë prolonguar apo janë anuluar.
“Lojtarët dhe trajnerët e ekipeve të para të futbollit dhe basketbollit të Real Madridit, të udhëhequr nga kapitenët e tyre, së bashku me drejtorët kryesorë të departamenteve të ndryshme të klubit kanë rënë dakord të ulin vullnetarisht shpërblimin e tyre për këtë vit nga 10 deri në 20 për qind, në varësi të rrethanave që mund të ndikojnë në mbylljen e sezonit aktual sportiv 2019/20”, njoftuan nga klubi spanjoll.
Klubi bën të ditur se është angazhuar që punëtorët e tjerë të klubit të mos vuajnë financiarisht nga kriza e pandemisë.
“Ky vendim, i marrë nga lojtarët, trajnerët dhe punonjësit, shmang masat traumatike që prekin pjesën tjetër të punëtorëve, si dhe kontribuon në objektivat ekonomike të klubit në funksion të uljes së të ardhurave që po vuan këto muaj si rezultat i pezullimit të garave dhe paralizës së një pjese të madhe të aktiviteteve të tij tregtare”, shtojnë nga klubi spanjoll.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...