Italia është duke planifikuar që të përdorë një aplikacion nëpër telefona, në mënyrë që të gjurmojë njerëzit që testojnë pozitiv nga infeksioni koronavirus.
Kjo vjen si përpjekje për të ndihmuar në heqjen e izolimit mbarëkombëtar, transmeton portal arbresh.info
Italia ka numrin më të lartë të të vdekurve në botë nga koronavirusi, shkruan Reuters, me më shumë se 22 mijë, ndërsa më pas vijin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithëse qeveria javën e kaluar zgjati bllokimin kombëtar deri në 3 maj, ajo po shikon mënyra për të hequr kufizimet të vendosura më shumë se një muaj më parë për të frenuar epideminë.
“Ne po punojmë për të provuar një aplikacion të gjetjes së kontaktit në disa rajone italiane”, tha për RAI, Domenico Arcuri, komisioneri special i qeverisë për emergjencën e koronavirusit.
Aplikacione të tilla janë përdorur në disa vende aziatike, si Singapori dhe Koreja Jugore, për të ndihmuar në frenimin e infeksionit, por në Europë kjo lloj forme e gjurmimin është konsideruar si potecial për abuzimin e të dhënave dhe shkeljen e intimitetit./arbresh.info/
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...