Ish avokati i presidentit amerikan insiston që ai ishte instruktuar nga shefi i tij për të bërë pagesa të heshtjes gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.
Duke folur pasi është dënuar me burgim për financime të fushatës dhe krime që kanë lidhje me mashtrimin, Michael Cohen tha për ABC News që presidenti Donald Trump e kishte urdhëruar, transmeton portali arbresh.info.
“A imë instruktoi t’i bëjë pagesat”.
“Asgjë në organizatën Trump nuk është bërë ndonjëherë pa kaluar nga Z. Trump”, tha ai.
Presidenti ka mohuar t’i ketë kërkuar Cohen të bëjë pagesa ilegale.
“Ai ishte një avokat dhe ai duhej ta njihte ligjin”, tha Trump të enjten, duke sugjeruar se Cohen kishte pranuar fajësinë “për të turpëruar presidentin”.
Cohen, 52 vjeç, u dënua me tre vjet të mërkurën dhe duhet të paraqitet në burg deri më 6 mars./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...