CNN: Shtëpia e Bardhë rrit sigurinë rreth Trumpit pas vrasjes së Charlie Kirk

FILE PHOTO: U.S. President-elect Donald Trump shakes hands with Turning Point USA founder Charlie Kirk, at Turning Point USA's AmericaFest in Phoenix, Arizona, U.S., December 22, 2024. REUTERS/Cheney Orr/File Photo

23:02 | 11 Shtator 2025
E.G

Shtëpia e Bardhë ka marrë masa shtesë sigurie për të mbrojtur Presidentin amerikan Donald Trump, një ditë pas vrasjes së aleatit të tij, Charlie Kirk, raporton me burime CNN, përcjell Reporteri.net.

Ceremonia për 11 Shtatorin, të cilën Trump e ndoqi këtë mëngjes, u zhvendos nga vendi tradicional i Pentagonit jashtë mureve të ndërtesës në një oborr të brendshëm për shkak të shqetësimeve për sigurinë, sipas një burimi të njohur me çështjen që i referohet ky medium.

Siç raportohet, edhe kur Trump do të vizitojë “Yankees Stadium” këtë mbrëmje për të ndjekur një ndeshje kundër “Detroit Tigers”, do të merren masa shtesë sigurie rreth lokacionit në Bronx. Kjo përfshin kontrolle sigurie në të gjitha hyrjet dhe masa shtesë rreth vendit ku Trump do të shikojë ndeshjen, tha ai burim.

Fillimisht, Trump kishte planifikuar të kalonte fundjavën në “Trump Tower” në New York, por dje ai ndryshoi mendje dhe tani ka vendosur të shkojë në klubin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey.

CNN ka raportuar më parë se Bedminster, ku Trump kaloi pjesën më të madhe të verave gjatë mandatit të tij të parë, konsiderohet një objekt jashtëzakonisht i sigurt. Trump udhëtoi në Bedminster pas tentativës për vrasje ndaj tij vitin e kaluar në Butler, Pennsylvania.

Të ngjashme