Agjentët rusë tentuan të ndikojnë në kampanjën presidenciale të Donald Trump vitin e kaluar përmes bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, transmeton CNN.
Në mesin e këtyre bashkëpunëtorëve është ish-këshilltari për politikë të jashtme Karter Pejxh.
Sipas CNN, në lidhje me këtë ishte debatuar edhe në një takim të FBI-së vitin e kaluar, kur kishin nisur hetimet për verifikimin e ekzistimit të “koordinimit” ndërmjet bashkëpunëtorëve të afërt të presidentit të tanishëm dhe zyrtarëve rusë gjatë kampanjës së vitit 2016.
Nuk është e qartë nëse Pejxh ishte në dijeni se rusët donin ta shfrytëzonin, kanë thënë zyrtarë të paemëruar amerikanë për CNN. FBI ka përcjellë Pejxh vitin e kaluar për shkak të lidhjeve të tija të mundshme me Rusinë dhe ishte pjesë e hetimeve të përpjekjeve për ndikimin rus mbi zgjedhjet amerikane.
Pejxh ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat, duke i quajtur si “shaka”.
Bashkëpunëtorët tjerë të Trump kanë pasur disa kontakte me zyrtarët rusë, gjë e cila ka shkaktuar dyshimin e shërbimeve të inteligjencës amerikane dhe evropiane mbi ndikimin e Rusisë në rrjedhën e zgjedhjeve amerikane, shkruan CNN.
Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...