Çmimet e naftës në bursat botërore ranë për 30 për qind, duke tërhequr dhe aksionet dhe tregjet e kapitalit, pasi perspektiva e një lufte të naftës së papërpunuar goditi tregjet, që tashmë po rimëkëmbeshin nga shpërthimi i Coronavirusit.
Një lexues i portalit arbresh.info banorë i SHBA-ve, ka dërguar disa foto në adresën tonë ku shihet një rënie drastike e derivateve në Kansas City.
Çmimi i naftës së papërpunuar ka arritur në nivelet më të ulëta në katër vitet e fundit, ku një litër naftë kushton përafërsisht 50 cent.

Rënia e çmimit ndikoi dukshëm tregjet e kapitalit dhe bonove, duke bërë që rendimenti 10-vjeçar i obligacioneve të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të bjerë me 0.5 për qind në një rekord të ulët rekord, ndërsa kontratat e të ardhmes amerikane rrëshqitën deri në 5 për qind.
Kujtojmë se, rënia erdhi pasi Arabia Saudite filloi një luftë çmimesh gjatë fundjavës, pas prishjes së aleancës së saj për ndarjen e naftës me Rusinë. / arbresh.info /
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...